Top Channel/ Thumanë – Kashar ‘me lekë’, Berisha: Po diskriminohen banorët e veriut!
30/06/2024 15:05

Ish-kryeministri Edi Rama vlerëson punimet e bëra nga qeveria Rama për autostradën Thumanë – Kashar, por sipas tij, ky aks që do të jetë me pagesë, diskriminon qytetarët në veri të vendit. “Duke shprehur vlerësimin për çdo kilometër rrugë që ndërtohet në vend, jam para jush për të denoncuar diskriminimin ekstrem”, shkruan Berisha në një reagim në rrjetet sociale, ku shprehet se banorët e veriut kanë një taksë shtesë për të ardhur në Tiranë. Sipas tij, duke shtuar edhe taksën e Rrugës së Kombit, turistët nga Kosova, për të pushuar të Shqipëri, duhet të paguajnë më shumë se në çdo vend tjetër të Evropës. “Sot, Rilindja e Edi Ramës inaguron pas 11 vitesh në pushtet, 27 kilometrat e para autostradë të nisura dhe përfunduara prej saj. Por unë, duke shprehur vlerësimin tim për çdo kilometër rrugë që ndërtohet në këtë vend, jam sot para jush për të denoncuar diskriminimin ekstrem, ndëshkimin që Edi Rama u bën banorëve të veriut nga Thumana deri në Vermosh dhe Valbonë, duke vendosur aty një taksë për ardhjen e tyre në Tiranë. Theksoj këtu se për qarkun e Kukësit, qarkun më të varfër të kontinentit, i cili është rreth 38-40 vite mbrapa me të ardhura me Tiranën, kjo është taksa e dytë që ata duhet të paguajnë pas taksës së Rrugës së Komit. Por nga ana tjetër kjo taksë, është një ndëshkim për të gjithë turistët dhe vizitorët që vijnë nga Kosova, të cilët së bashku me ata që vijnë nga Mali i Zi, Muriqani dhe Hani I Hotit dhe nga Europa në këto akse, përbëjnë mbi 70% të turistëve që vijnë në Shqipëri. Për vizitorët nga Kosova, kjo taksë e rrit në 17 Euro shtesë vizitën apo udhëtimin e tyre turistik në Shqipëri, shumë kjo që nuk ekziston në asnjë vend tjetër sado të madh të kontinentit Europian.

Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13
Top News – Takimi i Ramës te Njësi 5. Braçe-E pakuptueshme si mund të shmanget deputeti
05/04 21:34
Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04 20:36
Top News- ‘S’jam kundër PS’, Braçe revoltohet për takimet e Ramës: Delir heqja e deputetit nga zona
05/04 20:20
Top Channel/ Nga librat e ndaluar te harmonia fetare, Rama në një rrëfim ndryshe në “Exclusive”
05/04 19:52
Top Channel/ Dekori i vezëve të Pashkës. Çelet për herë të parë një ekspozitë ndërkombëtare në Korçë
05/04 19:46
Top Channel/ Një tjetër emigrant humb jetën. U gjet i vdekur në Nivicë, 19 vjeçari nga Egjipti
05/04 19:37
Top Channel/ Pesë të vdekur në burgje. Bilanc shqetësues për vitin 2026, viktima e fundit Hajri Robi
05/04 19:35
Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17
Top News – Mashtrimi me vizat shqiptare. MEPJ: Faqe e rreme online, kujdes kur aplikoni
05/04 16:04
Top Channel/ Ja si u festuan Pashkët në qytetet tona, qindra qytetarë në kishat e Shqipërisë
05/04 15:19
Top Channel/ Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, ngjarja më e rëndësishme e kalendarit fetar
05/04 15:07
Top Channel/ Aksident ne Lezhe-Milot, ‘Audi’ përplaset me një fuoristrade, një i lënduar
05/04 14:57
Top News – Domatja, mall luksi. Në Dubai kushtojnë më pak se në Tiranë
05/04 14:43
Top Channel/ Kishte dy javë që kishte blerë motorin, vdes në një aksident 35-vjeçari në Krutje
05/04 13:07
Top Channel/Katolikët kremtojnë Pashkën, besimtarët festojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme
05/04 12:25
Top Channel/Urimi i imzot Arjan Dodajt! Besimtarët ndoqën meshën në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë
05/04 12:23
Top Channel/ Historia e At Fran Përlalës, 57-vjeçarit që studion për inxhinieri Agro-Mjedisi
05/04 12:22
Top Channel/ Gjirokastër, tkurret blegtoria, bie numri i bagëtive, fermerët: Janë rritur kostot
05/04 12:16
Top Channel/ I dënuari me 20 vite kapet në Spanjë, Adrian Ogiçi shpallet fajtor për rrëmbim
05/04 12:12