Puna po vijon me ritme të shpejta në autostradën e tipit A me katër korsi të Thumanë – Kashar. Ky aks I dhënë me koncesion do të lehtësojë trafikun nga veriu drejt jugut, duke anashkaluar Fushë-krujën, e cila gjatë verës mbingarkohet me automjetet e ardhura nga Kosova, Mali I Zi dhe veriu I vendit.