Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi këtë të hënë punimet për aksin rrugor Thumanë-Kashar. Nga kantieri i ndërtimit, Balluku tha se gjithçka do të jetë gati në 30 qershor, pasi puna vazhdon me ritme të shpejta.