Kandidatët socialistë të Durrësit i bënë thirrje qytetarëve që të mbështesin Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama. Në takimin e zhvilluar në Fermë-Xhafzotaj kandidatja Ana Dhamo kërkoi votën për 25 prillin. Kandidati Alban Xhelili tha para banorëve se Partia Socialiste është alternative e vetme për të vazhduar projektet e nisura. Ndërsa kryetarja e bashkisë Durërs Emiriana Sako foli për investimet që do të kryhen në njësinë administrative Rrashbull.