Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje socialistëve të mobilizohen në funksion të integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ka sot perspektivën më konkrete drejt BE-së. Në Asamblenë e PS-së, Rama kërkoi angazhim në çdo qytet e fshat, ndërsa vlerësoi nismën “Prania Besnike” si një mënyrë për të qenë më pranë qytetarëve.