Presidenti kroat, Zoran Milanovic ka befasuar me deklaratën e fundit, e cila mbërrin në pragun e një incidenti diplomatik. Milanovic sugjeroi që Kroacia të bllokojë hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO derisa të zgjidhet çështja e ligjit zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë. Zyrtarët e lartë në Finlandë dhe Suedi janë të indinjuar me deklaratën e kreut të shtetit të Kroacisë.