Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u është drejtuar me një videomesazh të gjitha grave dhe vajzave. Në këtë videomesazh Ministrja Koçiu thekson përpjekjet dhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në betejën e vazhdueshme kundër kancerit të gjirit, sëmundjes më të përhapur tumorale tek gratë.