Top Channel/ Tetë pako kanabis të fshehura në gomën rezervë, në pranga 30-vjeçari
10/11/2021 20:44

Mbi tetë kilogramë kanabis është sekuestruar në Morinë dhe në pranga ka rënë një 30-vjeçar sot. “Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, autoritetet doganore të Morinës, si dhe Policinë e Kosovës. Sekuestrohet 8 kilogramë e 691 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Vihet në pranga 1 shtetas. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, për një sasi lëndë narkotike që do trafikohej drejt Kosovës, është organizuar dhe finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Alfa”, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, autoritetet doganore të Morinës, si dhe Policinë e Kosovës. Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 30 vjeç, banues në Shkodër. Në dalje të Pikës Kufitare Morinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip “Alfa Romeo” , me drejtues shtetasin S. B., në gomën rezervë u gjetën të fshehura 8 pako të mbështjella me telefon, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale 8 kilogramë e 691 gramë. Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për dokumentimin ligjor të përfshirjes të personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, si dhe automjeti tip “Alfa Romeo””, sipas policisë.

Top News – Ngec deklasifikimi i dosjeve. AIDSSH: Shkak një VKM e pakonsultuar, duhet mendimi i SHISH
06/04 11:45
Top News- Vuçiç ‘zbulon’ komplotin kundër Serbisë/ Orban akuza se po sabotohen nga opozita e Kievi
06/04 11:39
Top News – Koreja e Veriut ‘braktis’ Iranin. Inteligjenca koreanojugore- Nuk e ka furnizuar me armë
06/04 11:38
Top News- Tritol banesës në Memaliaj, autorët djegin makinën gjatë arratisjes
06/04 11:16
Top News-Dëme kolosale nga shpërthimi në Lezhë/ Bizneset:Humbëm çdo gjë, të merren masa për bombolat
06/04 11:15
Top News – Shtrenjtohet ushqimi e strehimi. Ndërtimi motori i ekonomisë, bujqësia në pikiatë
06/04 11:02
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top News-Parandalohet krimi në Paskuqan/ Arrestohet me eksploziv e maskë silikoni autori
06/04 10:48
Top News- Artemis sjell imazhet fantastike/ Gjithnjë e më pranë Hënës, NASA jep detajet
06/04 10:47
Top Channel/ “Më tha hajde se ka ndodhur një shpërthim”,berberhania i’u shkatërrua, pronari:Nuk kam…
06/04 10:40
Rama ‘futi në sherr’ Kurtin me Osmanin/ Analisti: Kurti xheloz/ S’e pranonte dot të bëhej hije e…
06/04 10:13
“Inshallah s’ju ka pirë sorra mendtë”/ Osmani lë presidencën, politika në ‘flakë’ | Breaking
06/04 10:12
Top News – Negociata për armëpushim. Shanse të ulëta për marrëveshje mes SHBA dhe Iranit
06/04 10:10
Top News – Irani paralajmëron SHBA-në. Teherani- Hakmarrje nëse sulmon civilët
06/04 10:10
Top News- Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:54
Top Channel/ Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
06/04 09:52
Top News – Rritet ndjeshëm çmimi i naftës. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit shtojnë kostot
06/04 09:52
Top News – Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:38
Top Channel/ Pas shpërthimit të bombulës së gazit në Lezhë, ja çfarë ka mbetur nga…
06/04 09:19
Top Channel/ Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, pamje nga vendngjarja, xhama dhe…
06/04 09:19