Makinat shihen që mbajnë radhë në një qendër testimi të Covid-19 në jug të Sydney, teksa metropoli australian ka shtuar sot masat e izolimit edhe për dy javë. Banorët e zonës Fairfield, më të goditur nga infektimet në Sydney, mbanin radhë në qendrën e testimit. Nderkohe zyrtarët po punojnë për të ngadalësuar përhapjen e virusit në qytetin më të populluar të Australisë. Rezidentja e Fairfield, Sina Grey thotë se pret prej një ore për të bërë testin por e kupton nevojën për testimet masive. Autoritetet kanë thënë se punonjësit e linjës së parë të pandemisë duhet të testohen çdo tre ditë, që është një kërkesë ‘e madhe’ për këdo gjatë regjimit rigoroz të izolimit.