Një seri tërmetesh tronditën rajonet perëndimore të Kinës, duke shkaktuar 3 të vdekur e gati 30 të plagosur. lëkundjet e fundit u regjistruan në një thellësi prej vetëm 8 km. Si provinca eKinghait në veriperëndimor, në rrafshinën tibetjane, ashtu dhe ajo e Yunanit në jugperëndim të dyja të prekura nga luhatjet e forta të tokës, konsiderohen zona mjaft të rrezikuara. Fakti që tërmete kanë qenë pranë sipërfaqes tregon se dëmet rrezikojnë të jenë më të mëdha. Kamerat e një supermarketi regjistruan dhe momentin e njerit prej tyre, që i bëri blerësit të përfshihen nga paniku e të largohen me vrap te frikesuar.