Hamasi shpreheti gatshëm për bisedime të menjëhershme për lirimin e pengjeve të tjera civile, në këmbim të ripërtëritjes së armëpushimit me Izraelin, i cili mori fund mëngjesine sotëm duke rikthyer furinë e shtetit hebre në Gaza. Khalil al-Hayeh, zyrtar i lartë në krahun politik të organizatës së konsideruar terroriste nga SHBA-ja e BE-ja, e bëri këtë deklaratë pak orë pasi forcat izraelite të mbrojtjes rifilluan mësymjën e tyre.