Teksa tensionet me Kinën në ujërat e rajonit janë shtuar së fundi, Shtetet e Bashkuara thotë CNN, mund të përballen me një ngërc në fuqinë e tyre detare atje. Sipas dy zyrtarëve amerikanë që preferuan të ruajnë anonimatin, aeroplanmbajtësja USS Ronald Reagan me bazë në Japoni pritet të drejtohet gjatë ditëve në vazhdim për në Lindjen e Mesme, me qëllimin të mbështesë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.