Të paktën tetë persona janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një autobus pranë Murit Perëndimor në qytetin e vjetër të Jerusalemit, thonë autoritetet izraelite. I dyshuari hapi zjarr teksa pelegrinët po ktheheshin nga lutjet në vendin e shenjtë. Dy persona, mes tyre një grua shtatzënë, janë në gjendje kritike për jetën.