Top Channel/ Tensione mes Londrës dhe Moskës, dy anije luftarake ruse i shkojnë “nën hundë” Anglisë
24/11/2025 15:56

Marina Mbretërore britanike ka identifikuar dhe monitoruar dy anije luftarake ruse në ujërat e Kanalit Anglez, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes (MoD). Ky është incidenti më i fundit që shton shqetësimet për rritjen e tensioneve detare midis Londrës dhe Moskës. Sipas MoD, HMS Severn u aktivizua menjëherë sapo u raportua prania e një anijeje ushtarake ruse dhe një cisternë shoqëruese që po lëviznin drejt perëndimit përgjatë Kanalit Anglez gjatë dy javëve të fundit. Detyra e anijes britanike ishte të siguronte që mjetet detare ruse të kalonin pa ndërhyrje dhe të shmangeshin çdo lloj veprimi i papritur. Pasi situata u vlerësua si e qëndrueshme, monitorimi i drejtpërdrejtë iu transferua një aleati të NATO-s në atë zonë, ndërsa HMS Severn vazhdoi mbikëqyrjen nga distanca, për të garantuar sigurinë dhe për të reaguar në rast të çdo devijimi apo provokimi të mundshëm. Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, deklaroi se veprimet e fundit të Moskës në afërsi të ujërave territorialë britanikë tregojnë “një rritje të qartë të agresionit rus”, duke theksuar se ky aktivitet nuk ndikon vetëm në sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar, por “ka pasoja për të gjithë Evropën”. Ky incident vjen vetëm një javë pasi anija ruse e spiunazhit Yantar u raportua pranë brigjeve të Skocisë, ku sipas burimeve ushtarake përdori lazer për të penguar pilotët e RAF gjatë një misioni gjurmimi. Zyrtarët britanikë e kanë cilësuar këtë sjellje si provokuese dhe potencialisht të rrezikshme, duke ngritur shqetësime për synimet e Rusisë në ujërat e Atlantikut Verior.

Top News- Macron “luftë” në det me Putinin, marina franceze godet flotën fantazmë të Rusisë
20/03 21:15
Top News- “U pushuam nga puna se hetuam Trump”, plas në FBI mes agjentëve e drejtorit
20/03 20:56
Top News- Komanda jugore e SHBA godet anijen në Paqësor, Trump nuk fal: Ishin trafikantë
20/03 20:12
Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
Top Channel/ Alarm për IOS! Zbulohet sulmi “DarkSword”, Apple apel për përditësim urgjent
20/03 12:31
Top News- Anije luftarake ruse e një cisternë nafte / Putin sfidon Trump, thyen bllokadën ndaj Kubës
20/03 12:26
Top News – Do hedhë në erë pistat e Grenlandës / Nëse Trump sulmon, Danimarka e ka gati planin
20/03 12:25
Top News – Tmerr në fluturim, turbulenca të frikshme / Disa të plagosur në avionin e Delta Airlines
20/03 12:25
Top News – SHBA, ofensivë për të hapur Hormuzin / Avionë luftarakë e helikopterë kundër Iranit
20/03 12:20
Top Channel/ Falja e Bajramit, besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë!
20/03 11:57
DIGITALB DIGITALB