Tenisti serb, Novak Gjokoviç do të lirohet nga qendra e ndalimit, pasi gjykatësi australian e cilësoi “të paarsyeshëm” vendimin e qeverisë për të refuzuar hyrjen e tij në Australi. Sipas gjyqtarit Kelly, Gjokoviç duhet të lirohet menjëherë pas vendimit të gjykatës dhe të gjitha dokumentet, përfshirë pasaportën dhe dokumentet e udhëtimit do t’i kthehen atij.