Një valë e re të ftohti pritet të përfshijë pjesë të tëra të Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim. I ftohti do të shoqërohet me dëborë dhe ngrica. Temperaturat e ftohta që parashikohen për ditën e hënë në Washington, detyruan autoritetet që ta zhvendosin ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump në ambientet e brendshme të Capitolit.