Donald Trump ende nuk i ka larë duart me drejtësinë amerikane. Ish-presidentit të SHBA-së i është komubnikuar së fundi se ndaj tij po zhvillohet një hetim penal lidhur me disa dosje të klasifikuara që ka pasur në zotërim edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhe. Lajmin e përcjell CNN që citon burime në dijeni të cështjes, të cilët pohojnë se janë në dijeni të letrës së dërguar ekipit ligjor të Trumpit nga Departamenti i Drejtësisë dhe të brendisë së saj, por vetë, nuk e kanë parë.