Rasti i 14-vjeçarit me meningit akut dhe mungesa e një deklarimi zyrtar nga autoritetet e kujdesit shëndetësor në Durrës kanë shkaktuar panik mes prindërve. Për të tretën ditë, shumë prej tyre kanë refuzuar të dërgojnë fëmijët në shkollat 9-vjeçare “Eftali Koçi” dhe “Kushtrimi i Lirisë”, që e zhvillojnë procesin mësimor në të njëjtën godinë.