Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri. Siç mëson korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda, personi i plagosur, Pjetër Marku, ka marrë plagë në dorë. Ai është dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta. 50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit