Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një seri të shtënash në zemër të Times Square. Incidenti ndodhi rreth orës 1:20 të natës në një nga destinacionet më të njohura turistike në Neë York. Të lënduarit janë një 19-vjeçar dhe një 65-vjeçar, të cilët u goditën në këmbë, dhe një 18-vjeçare, e cila mori një plumb në qafë. Fatmirësisht, asnjeri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.