Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e kësaj të premteje në Fier. Dyshohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, situatë që ka agravuar në përdorimin e armëve. Korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, raporton se nga të shtënat me armë nuk ka persona të plagosur.