Banorë të zonës pranë venddepozitimit të 2100 ton mbetjeve të dyshuara toksike në Durrës ndjehen të rrezikuar nga prania e tyre afër banesave dhe kullotave të bagëtisë. Ditët kalojnë dhe ata nuk e dinë se ç'do të bëhet me këto mbetje, ndërsa kërkojnë dhe reagimin e bashkisë.