Me moton tashmë të ndryshuar, pas pesë muajsh largimi nga vëmendja publike, Donald Trump i është rikthyer tubimeve. Ish presidenti amerikan iu drejtua mijëra mbështetësve të tij në Uellington, Ohio duke i kërkuar të rikthejnë shumicën republikane në Kongres. Duket se në zgjedhjet e mesit të mandatit në 2002-shin, diferenca e vogël që kanë demokratët si shumicë në të dy dhomat e Kongresit të SHBA-së, është në rrezik. “Të shpëtojmë Amerikën” është thirrja e re e Trumpit, që përsëriti sërish akuzën se në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kishte pasur mashtrime.