Trendi në rritje e përhapjes së mutacionit Delta në Shqipëri po shkaktohet nga personat ende të pavaksinuar. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, po preket kryesisht mosha e re. Apeli për të rritur vaksinimin bëhet pikërisht për të përballuar valën e katërt të pandemisë, e cila pritet të nisë në shtator.