Programi i Komisionit të BE-së, ALMA është nisma më e re që synon të ndihmojë të rinjtë pa kualifikim profesional dhe pa punë, por me mundësi për të punuar diku në Europë si në Spanjë, Itali apo në Poloni. Qëllimi i tij është t'i krijohen mundësi të rinjve për t'u punësuar dhe për të fituar përvoja përmes shkëmbimit brenda vendeve të BE-së.