Temperaturat e larta në stinën e dimrit kthehen gati në luftë për mbijetesë për të pastrehët. Nuk janë të pakta rastet kur persona të pastrehë e kalojnë natën jashtë në rrugë apo cepave të pallateve. Për t’iu ardhur në ndihmë, skuadrat e bashkisë monitorojnë edhe gjatë orës së natës. Pasi identifikojnë raste të tilla, i dërgojnë në Strehëzën e Tiranës. Aty u ofrohet strehim dhe ushqim.