Në hyrje të Durrësit, mes inerteve të mbetura pas prishjes së banesave, Alesio, 14 vjeç, punon pa pushim. Si të tjerë, edhe ai nxjerr hekur nga rrënojat për ta shitur më pas. Është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Pak metra më tutje, Dilaver Cani qëndron pa lëvizur përballë vendit ku deri pak ditë më parë ishte shtëpia e familjes së tij. Në vjeshtë e patën rinovuar, me leje të bashkisë. Sot, aty kanë mbetur vetëm muret e rrëzuara, kujtimet e një jete dhe trajtimi i pabarabartë.