Shqipëria e sidomos jugu i Shqipërisë tërheq jo vetëm pushues të rinj por dhe moshat e treta sikundër është rasti i disa moshatarëve francez, të cilët i gjetëm duke shijuar bregdetin e Dhërmiut. Në turin e tyre pas Malit të Zi, ishte planifikuar Shqipëria, vend që sipas tyre nuk e kishin vizituar kurrë më parë. Të impresionuar me bukurinë malore dhe detin e vendit tonë ata shprehen se, ky vend është i jashtëzakonshëm, por ç’ka më shumë i impresion është bujaria e shqiptarëve. Kombinimi “det –mal, dhe ushqim me bollëk është tepër i veçantë shprehen disa prej tyre.