Mijëra pushues zgjodhën Korçën në natën e ndërrimit të viteve e po ashtu edhe për të kaluar ditët e para të 2022. Dita e parë e vitit në qytet nisi me gjallëri dhe lëvizje të shtuar që tregon se ishte destinacioni më i preferuar për ta. Pasi festuan natën e ndërrimit të viteve ata vazhduan të shijojnë pikat kryesore të qytetit si Pazari i Vjetër, Zona Këmbësore, dhe pjesë të tjera të qytetit.