‘Tiranathlon’ rikthehet këtë të dielë për të tretin vit radhazi. Një event sportiv ky që bashkon tre disiplina në një garë të vetme, not, çiklizëm dhe vrap. Për mbarvatjen e kësaj gare që do të mbahet në parkun Helen, pranë liqenit të Farkës, ditën e diel në kryeqytet do të ketë disa kufizime në qarkullim, duke nisur nga ora 08:00 e mëngjesit e deri në mesditë.