Pas dy eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ rikthehet këtë të dielë për të tretin vit radhazi në kryeqytet. Ky event i madh sportiv, që përkon edhe me titullin Tirana Qyteti Europian i Sportit, bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.