Rritja e temperaturave dhe festa të ndryshme të organizuara në këto ditë pushimi rrisin përdorimin e alkoolit dhe të drograve, kryesisht mes të rinjve. Këta persona nuk ngurojnë që nën efektin e drogës apo të alkoolit të drejtojnë edhe makinën duke u bërë kështu potencial për aksidente. Pak kohë më parë një vajzë e re në kryeqytet nën efektin e drogës u përplas me 4 makina të parkuara duke rrezikuar edhe kalimtarët.