Top Channel/Të burgosurit do kthehen në Shqipëri.Rama e Sunak:Bashkëpunim për sigurinë dhe ekonominë
23/03/2023 23:07

Kryeministri Rama dhe homologu britanik Rishi Sunak pas takimit kokë më kokë janë dakordësuar për një sërë çështjesh. Siç bëhet me dije nga komunikata zyrtare e Downing Street të dy kryeministrat vunë në pah mundësitë e shumta në tregti, investime dhe teknologji, ndërsa kryeministri Sunak mirëpriti edhe njëherë kontributin e rëndësishëm të komuniteti shqiptar të Mbretërisë së Bashkuar në jetën britanike. Britania do t’i ofrojë ndihmë Shqipërisë për të përmirësuar kapacitetet e mbrojtjes nga kërcënimet kibernetike, ndërsa të dy vendet si aleatë të NATO-s dhe bashkë-anëtarë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së treguan përkushtim për një përgjigje të fuqishme ndërkombëtare ndaj agresionit rus në Ukrainë. Të dy vendet do të thellojnë bashkëpunimin në ndalimin e emigrantëve të paligjshëm dhe goditjen e rrjeteve kriminale. Shqipëria tashmë përveç task-forcës së ngritur në dhjetor me këtë fokus, do të nënshkruajë marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportave. Kryeministrat gjithashtu ranë dakord që të ngrenë një ekip të përbashkët mes dy vendeve që do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundojë deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar. Sa i përket bashkëpunimit ekonomik dy liderët vlerësuan hapjen e Dhomës së re tregtare britanike në Shqipëri, ndërsa Britania për të lehtësuar investimet në Shqipëri do të dyfishojë fondin e gatishmërisë për përballimin e rrezikut të tregut për financimin e eksporteve britanike në 4 miliardë stërlina. Të dy kryeministrat u zotuan për thellimin e lidhjeve mes universiteteve të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Top Channel/ Donald Trump telefonon Volodymyr Zelensky një ditë para negociatave me Rusinë
25/02 23:33
Top Channel/ Thyen arrestin, përplaset me policinë në Golem, qëllohet me armë
25/02 23:32
Top Channel/ Spanja hap dosjet e grushtit të shtetit të 45 viteve më parë, dokumentet zbulojnë…
25/02 23:14
Top Channel/ Ndërron jetë 68-vjeçari që u aksidentua në Vlorë, momenti i përplasjes
25/02 22:45
Top Channel/ Greta pështyn në fytyrë Juelën dhe akuzon Rogertin: Më preku në…
25/02 22:33
Top Channel/ Kush do e drejtojë kartelin pas vdekjes së El Menchos, ja djali i birësuar që…
25/02 22:33
Top Channel/ Greqi: Rrëshqitje dheu mbyllin një pjesë të autostradës joniane
25/02 22:25
Top News- Dhimbje në familjen durrsake, foshnja vdes pak orë pasi lindi, procedohet mjeku
25/02 21:41
Top News- Misioni faktmbledhës i PPE vjen në Tiranë, Berisha: Presim mbështetje për kërkesat tona
25/02 21:07
Top Channel/ Pensionet për fermerët, mundësi e re për ata që kanë detyrime të prapambetura
25/02 20:09
Top News- Rama reagon për shembjen e rrugëve: Fenomen e në Portugali, çudi pse se kanë çuar në SPAK
25/02 20:07
Top Channel/ BE do të heqë Roaming, pritet të përfitojnë edhe shqiptarët
25/02 19:59
Top Channel/ Antibiotikët po humbin fuqinë, mikrobiologët: 90% e ilaçeve po humbin betejën
25/02 19:56
Top Channel/ “Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës, drekë falas dhe orar deri në 16.00
25/02 19:55
Top Channel/ Procesi ndaj Laert Haxhisë, flet i afërmi i viktimés Çajup Selimi
25/02 19:53
Top Channel/ BB kritikon politikat fiskale: Problem mbledhja e të ardhurave dhe pensionet
25/02 19:50
Top Channel/ Rama reagon për Librazhd-Përrenjas! Nis puna për rrugën e re
25/02 19:33
Top News- Makinat bllokohen në aksin Lozhan – Moglicë – Gramsh, shkak fluksi i madh
25/02 18:03
Top News- Aksident i rëndë tek mbikalimi i Patokut, humb jetën drejtuesi i motorit
25/02 17:54
Top News- Pezullohen dy punonjës policie/ Njëri prej tyre u kap me 1 milion euro në Merdarë
25/02 17:48
DIGITALB DIGITALB