Top Channel/ “Të burgosur” në hapësirë prej 9 muajsh, astronautët e NASA kthim madhështor në Tokë
05/03/2025 20:49

Qëndrimi i dy astronautëve të NASA-s në hapësirë do zgjaste vetëm një javë, megjithatë, kapsula që i mbante pati probleme pas mbërritjes në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, duke i lënë "të burgosur" mes yjeve për 9 muaj. Astronautët Butch Wilmore dhe Suni Williams po përgatiten të kthehen në Tokë pas nëntë muajsh në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, në pritje të mbërritjes së zëvendësuesve të tyre javën e ardhshme. Nisja e tyre është planifikuar për në fund të marsit. Dy astronautët do të udhëtojnë në një kapsulë të SpaceX së bashku me dy kolegët e tyre që udhëtuan drejt ISS në shtator. Duke folur nga stacioni hapësinor të martën, Williams tha se pjesa më e vështirë e misionit të zgjatur papritmas ishte pritja për të takuar familjet e tyre pas kthimit në Tokë. “Ishte një udhëtim emocionues për ta, ndoshta më shumë se për ne”, tha kolegu i tyre. Wilmore dhe Williams fillimisht ishin planifikuar të qëndronin në ISS për vetëm një javë kur u nisën në qershor në bordin e kapsulës së re Starliner të Boeing, testi i parë me ekuipazh i këtij lloji pas shumë vitesh. Megjithatë, kapsula pati shumë probleme me mbërritjen në ISS sa NASA e konsideroi të pasigurt për fluturimin me ekuipazh dhe e ktheu atë bosh në Tokë. Kthimi i dy astronautëve u vonua më tej nga koha shtesë e nevojshme për të ndërtuar kapsulën e re të SpaceX, e cila do të kryente misionin zëvendësues. Më në fund, muajin e kaluar NASA vendosi të përdorë një kapsulë tashmë të testuar për misionin e radhës, duke përshpejtuar nisjen në 12 mars. Dy ekuipazhet do të qëndrojnë së bashku në ISS për rreth një javë, përpara se Wilmore dhe Williams të nisen së bashku me Nick Hague të NASA-s dhe Alexander Gorbunov të Agjencisë Hapësinore Ruse. Pavarësisht qëndrimit të tyre të gjatë në hapësirë, dy astronautët kanë theksuar vazhdimisht se kanë qenë shëndetshëm dhe të përkushtuar ndaj misionit, për aq kohë sa ka qenë e nevojshme.

Top News – Trump triumfator në Kongres / ’Ligji i madh e i bukur’, çfarë efektesh do të ketë?
04/07 12:17
Top News- Hapën zjarr mbi palestinezët e uritur…Kontraktori i ndihmave në Gaza: Pashë kolegët e mi
04/07 12:13
Top News – ‘Mbyllet’ qielli mbi Francë / Greva e kontrollorëve ‘ndëshkon’ mijëra pasagjerë
04/07 12:04
Top News – Aleatët e NATO-s lëshojnë alarmin: Putin po përdor armë kimike në Ukrainë
04/07 12:04
Top News – Top i madh zjarri e tym i zi mbi Romë / Tronditet qyteti, shpërthen stacioni i benzinës
04/07 12:03
Top News – Zhgënjehet me Putinin, flet me Zelenskin / Trump: Nuk po provon t’i japë fund luftës
04/07 12:00
Top Channel/”Ferri” i Europës: Nuk frenohen dot flakët, mijëra të evakuar!
04/07 11:58
Top Channel/ SHBA: Kongresi miraton paketën e Trumpit, kritikët: Do rrisë borxhin amerikan!
04/07 11:25
Top Channel/Pas telefonatës me Trump, Putin sulm masiv në Ukrainë! SHBA: Vijojmë furnizimin me armë!
04/07 11:24
Top Channel/ 4 korriku, festa e Pavarësisë së SHBA: “Shans” për të lënë mënjanë dallimet politike!
04/07 11:23
Top News- 550 dronë drejt Kievit/ Rusia nuk ndalet, as Trump nuk e spraps Putinin
04/07 10:12
Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25