Pas vizitës në rajonet e Himalajave që po përballen me një shkrirje të shpejtë të akullnajave, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, lëshoi një apel drithërues: Tavani i botës po bie, tha numri një i OKB-së, që i bëri thirrje botës të “ndalë çmendurinë” e ndryshimeve klimatike. Rajoni i Everestit në Nepal ka humbur pothuajse një të tretën e akullit gjatë tre dekadave të fundit. Akullnajat janë rezervuari i akullit. Akullnajat këtu në Himalaje furnizojnë me ujë mbi një miliard persona. Dhe kur ato tkurren, tkurret edhe rrjedha e lumenjve.