Deputetët e komisionit të ekonomisë përshëndetën vendimin e qeverisë për të taksuar me 50% të ardhurat e jashtëzakonshme të prodhuesve privatë të energjisë që nuk ia shesin shtetit, por e tregtojnë atë më lirë në treg. Por, ata kanë kërkuar që i njëjti parim të ndiqet edhe me karburantet dhe sektorë të tjerë.