Top Channel/ Tashmë është zyrtare: Spanja, Irlanda e Norvegjia njohin Palestinën-Tërbohet Izraeli!
28/05/2024 15:35

Irlanda zyrtarizoi sot njohjen e shtetit palestinez, ashtu sic kishte paralajëmruar pak ditë më parë në një linjë me qeverinë spanjolle e atë norvegjeze. Vendimi që tërboi Izraelin, e con në mbi 140 numrin e vendeve anëtare të OKB-së nga 193 që janë gjithsej, të cilat e njohin Palestinën si shtet. Deri më tani, një shtet i vetëm i BE-së, Suedia, e kishte hedhur një hap të tillë 10 vjet më parë, ndërkohë që njohja nga disa vende ish-komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore – dikur nën ndikimin sovjetik – daton që përpara para anëtarësimit të tyre në klubin e Brukselit. Norvegjia e përshëndeti njohjen e shtetësisë palestineze duke e ciëlsuar këtë të sotmen një ditë të veçantë ndërsa denoncoi mungesën e "angazhimit konstruktiv" të Izraelit për një zgjidhje me dy shtete. “ne kemi qenë ndër mbështetësit më të vendosur të një shteti palestinez për më shumë se 30 vjet”, deklaroi ministri i Jashtëm Espen Barth Eide. “Dita kur Norvegjia njeh zyrtarisht Palestinën si shtet është një ditë e veçantë për marrëdhëniet Norvegji-Palestinë”, shtoi ai. Në një lëvizje të koordinuar me Spanjën dhe Irlandën, Norvegjia e njoftoi që javën e kaluar se do ta njihte zyrtarisht shtetin e Palestinës duke filluar nga e marta. Izraeli nga ana e tij e përshkroi këtë lëvizje si një "shpërblim" për Hamasin mbi shtatë muaj nga sulmi vdekjeprurës i 7 tetorit. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, pohoi më herët se vendi i tij do ta njohë shtetësinë palestineze, duke përfshirë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij, por e theksoi nga ana tjetër se Spanja nuk do të njohë asnjë ndryshim të kufijve të përcaktuar më 1967, përveç rastit kur me këtë hap pajtohen të dyja palët.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00