Top Channel/ Tashmë është zyrtare, OBSH rekomandon dozën e tretë-Kush nuk ka nevojë për dozë shtesë
12/10/2021 16:16

Një grup ekspertësh që këshillon Organizatën Botërore të Shëndetësisë për vaksinat, rekomandoi që njerëzit e moshuar dhe ata me sistem të komprometuar imunitar të marrin dozën shtesë të vaksinës kundër koronavirusit. Drejtoresha për vaksina e OBSH-së, Kate O’Brien, tha se doza e tretë duhet t’u jepet njerëzve një deri në tre muaj pas dozës së dytë, për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet e rënda, shtrimi në spital dhe vdekja. Një gjë e tillë sipas saj, nuk vlen për të rriturit e shëndetshëm, që kanë reagim normal imunitar ndaj vaksinimit dhe nuk kanë sëmundje të tjera. Studimet kanë treguar se mbrojtja nga vaksinimi te njerëzit mbi 65 vjeç zvogëlohet më shpejt, sesa te të rinjtë. Shumë vende të pasura, përfshirë Britaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, kanë rekomanduar tashmë dozën e tretë për të moshuarit dhe personat me probleme imunitare.OBSH-ja u bëri thirrje qeverive që kanë shumë vaksina, që të mos iu ofrojnë ato personave nën 65 vjeç, por t’iu japin vendeve që nuk kanë doza të mjaftueshme për t’i vaksinuar njerëzit në nevojë. Deri më tani, në mbarë botën janë administruar më shumë se 6.4 miliardë doza.

Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00
Top News-Protestat e dhunshme të fundjavës/ Franca nxjerr trupa ushtarake për të përforcuar Policinë
20/10 22:30
Top News- Protestat në Milano/ Italia ndryshon ligjin, 5 vite burg dhe gjoba 20 mijë euro
20/10 22:20
Top News- Rumania del nga kriza/ Votëbesohet qeveria e re, merr fund bllokada
20/10 21:53
Top News – E bllokuar mes ujit, shpëtohet familja / Përmbytje të mëdha në Spanjë, katër viktima
20/10 15:05
Top News – Masa të reja sociale në Spanjë / Qeveria reagon disa javë para zgjedhjeve
20/10 14:57
Top News – Pritet ‘fundjavë zjarri’ në Itali / 500 ushtarë në Milano, masa të rrepta sigurie në vend
20/10 14:49
Top News – Bllokuan sheshet me çadra / Portugali, policia çmonton kampet, 55 të arrestuar
20/10 14:44
Top Channel/ “Luftë guerrile” në Milano: 500 ushtarë shtesë, qeveria italiane përgatit dekretin!
20/10 14:24
Top Channel/ Bombardimet në portet ukrainase, kriza e drithit mbërrin në Itali: Çmimet rriten 24%!
20/10 14:22
Top News – Trump heton Grenell për korrupsion / Skandal në Shtëpinë e Bardhë, ‘blerje ndikimi’
20/10 14:18
Top News – Pas Francës, radha e Amerikës…!!! Kriza ‘tingëllon e njohur’ por SHBA është ‘ndryshe’
20/10 13:55
Top News – JD Vance distancohet nga Trump / Nuk pranon të mbështesë Netanyahun për rizgjedhje
20/10 13:43
Top News – Trump: Rusia ka qenë e mirë me Ukrainën / Zelenski takon Witkoff për të riparuar lidhjet
20/10 13:41
Top News – Amerikanët nuk e duan Trumpin / Mbështetja bie në nivelin më të ulët historik
20/10 13:41
Top News – Franca shpërthen, ekstremi i djathtë ngrihet/ Evropa ‘në rrezik’, zemërim para zgjedhjeve
20/10 12:24
Top Channel/ Studentët protestë në Greqi, partitë e majta dalin në mbështetje të protestave
20/10 12:19
Top Channel/ Richard Grenell në skemën e pagesave për ndikim te Presidenti? Trump urdhëron hetim!
20/10 12:16
Top Channel/Tensione të reja Trump-Zelensky: “Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës, nuk kemi marrë asgjë”!
20/10 11:20
Top Channel /Papa i telefonon pwr marrëveshje me Rusinë, Zelensky: Trump do kapitullimin
19/10 23:27