Top Channel/ Tanket i afrohen Gazas/ Ushtria e izraelit në pritje të urdhërit për sulm ndaj Hamas
12/10/2023 19:27

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ndodhet në jug të Izraelit, pak kilometra nga froni i Gazës, ku e cilëson të pazakontë situatën atje. Sipas raportimeve të fundit, ai thotë se shumë tanke po avancojnë drejt Gazës, ndërsa shihen lëvizje e madhe forcash të armatosura izraelite, të cilët po përgatiten për luftë. “Janë të tjera forca ushtarake që po i drejtohen Gazës. Një autokolonë e madhe është nisur, një tjetër autokolonë është duke ikur. Do të ketë ndërhyrje shumë shpejt. Janë tanke që transportojnë rreth 15 ushtarë. Duket se do të ketë një ndërhyrje nga toka. Janë tanke M113, të prodhimit amerikan, të cilat do të shkojnë drejt zonës së Gazës, aty ku do të fillojnë edhe operacionet ushtarake gjatë orëve në vazhdim”, thotë Bibe. Gazetari gjithashtu raporton se forcat izraelite janë duke kënduar dhe duke festuar për momentin e nisjes së ofensivës. “Një tjetër autokolonë tankesh e ushtrisë izraelite. Duke optimizmi i ushtrisë. Të gjithë këndojnë dhe festojnë momentin e nisjes së ofensivës. Forca të shumta po adresohen drejt Gazës. Raketa shihen në ajër”, raporton ai. Shoferi i kamionit i cili transporton një tank drejt Gazës përshëndet me borinë e mjetit gazetarin, Artur Bibe. Para nisjes për në luftë gazetari i Top Channel na ka sjellë pamje nga përgatitja e ushtarëve të cilët këndonin vargjet hebraike, ndërsa disa të tjerë falen. “Ndodhemi pak kilometra larg kufirit me Gazën, është një pikë ku vullnetarë të ndryshëm vijnë dhe u ofrojnë ushtrarve ushqim, në fakt gjatë periudhës së një pushimi të shkurtër një rabin po këndon vargjet hebraike dhe ushtarë të tjerë që falen. Forcat izraelite po përgatiten për luftë”, tha ai. Në ditën e gjashtë të konfliktit të Izraelit me palestinezët e Hamas në rripin e Gazës, vazhdojnë bombardimet intensive të ushtrisë izraelite si nga ajri ashtu edhe nga toka drejt Gazës. Qyteti i palestinezëve po kthehet në gërmadhë nga furia e bombave, ndërsa izraelitët po jetojnë me tmerrin e raketave. Një nga qytetet më të bombarduara nga Hamas është qyteti izraelit i Ashkelonit.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07