Një tjetër protestues kundër Islamit dogji një kopje të Kuranit në Suedi, e këtë radhë, situata nuk vonoi të përflakej. Përleshje të dhunshme shpërthyen në një lagje emigrantësh në qytetin e tretë më të madh të vendit. Protestuesit qëlluan me gurë forcat e rendit në Malmo e i vunë flakën disa makinave si dhe një garazhi nëntokësor. Policia foli për trazira të dhunshme.