Përmes portalit e-albania bizneset dhe qytetarët e Tiranës, do të mund ti kontrollojnë online detyrime për sa u përket taksave dhe tarifave vendore, duke shmanguar rradhat në sportele. Përmes këtij ndryshimi, qytetarët do të kenë mundësi që ti shohin në cdo kohë detyrimet vendore ashtu si dhe penalitetet për pagesat e vonuara. Këtu përfshihen taksa mbi ndërtesën, truallin dhe tokën bujqësore, tarifa e pastrimit, taksa e tabelës apo shfrytëzimi i hapësirës publike.