Shqetësimi që ngriti emisari i Bashkimit Evropian për situatën në veri pas vizitës të së enjtes, u pasua me një takim të ambasadorëve të vendeve të QUINT-it në qeveri. Detaje nga takimi i ambasadorëve me kryeministrin e Kosovës nuk u bënë të ditura megjithatë BE-ja në një deklaratë për media ka shprehur shqetësimin me ndërtimin e stacioneve policore në veri të Kosovës. “Ndërtimi i katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore, në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit , ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga autoritetet”, duke iu referuar kështu vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në Leposaviç dhe Zubin Potok.