Top Channel/ Sulmoi kryeministrin sllovak, hetimi: 71 vjecari nuk veproi vetëm, pjesë e një grupi..
20/05/2024 15:20

Personi që shtiu mbi kryeministrin sllovak Robert Fico mund të mos ketë vepruar i vetëm, thotë ministri i brendshëm i Sllovakisë. “Një ekip hetuesish është duke verifikuar mundësinë që sulmi i së mërkurës të mos ketë qenë vepër e një “ujku të vemtuar” sic mendohej më parë”, pohoi përpara gazetarëve Matus Sutaj Estok. Jeta e Ficos nuk është më në rrezik pas dy ndërhyrjejeve kirurgjiale, por gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe 59 vjecari është ende në terapi intensive. Të shtunën, i akuzuari për tentativën e vrasjes së kreut të ekzekutivit u la në paraburgim deri në gjykimin e tij. Edhe pse emri i tij nuk është bërë publik zyrtarisht, mediat vendase e kanë identifikuar gjerësisht si Juraj Cintula 71-vjeçar nga qyteti Levice. Kryeministri Fico u qëllua 4 herë me armë, një sulm që ngriti alarmin mbi polarizimin politik në Sllovaki, një vend në Evropën Qendore me një popullsi prej 5.4 milionë banorësh. Atentati Robert Ficos ishte përpjekja e parë për të vrarë një udhëheqës europian në 20 vitet e fundit. Sulmi u dënua gjerësisht nga udhëheqësit ndërkombëtarë. Analistët politikë dhe ligjvënësit thonë se ngjarja nënvizoi klimën e polarizuar politike në Sllovaki dhe në mbarë Europën. Sipas shtypit vendas, autori i dyshuar për sulmin ka qenë më parë ish-punonjës sigurie në një qendër tregtare, autor i tre librave me poezi, dhe i përfshirë në organizata politike me ideologji të ndryshme.

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20