Një ndërtesë e lartë biznesi në kryeqytetin e Rusisë është goditur sërish nga një sulm me dron. Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin deklaroi se disa dronë u rrëzuan gjatë natës, por njëri prej tyre ra në ndërtesë, duke dëmtuar fasadën. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, në sulmin e pestë me dron.