Protesta e dhunshme në kryeqytet nuk kurseu as gazetarët dhe të gjitha grupet e xhirimeve në terren, që ranë pre e sulmeve teksa bënin detyrën. Ndonëse që prej fillimit të protestës, prej rreth pesë muajsh, gazetarët kanë qenë pre e sulmeve të vazhdueshme verbale dhe fizike, protesta e të martës i kishte edhe më shumë në shënjestër.