Top Channel/ Sulmi terrorist në Vjenë, autori shqiptar pati bashkëpunëtorë në Gjermani!
09/07/2021 15:11

20 vjecari shqiptar Kujtim F., autori i sulmit terroriste me katër të vdekur në Vjenë 2 nëntorin e vitit të kaluar, kishte bashkëpunëtorë në Gjermani. Edhe ata janë më origjinë shqiptare. Në vazhdën e hetimeve kundër kësaj ngjarjeje të rëndë dhe terrorit në përgjithësi, Prokuroria e Përgjithshme kontrolloi sërish apartamentet e dy islamistëve nga Osnabryku dhe Kaseli që me gjasë kanë pasur dijeni për atentatin në Vjenë. Pak para atentatit në kryeqytetin austriak, dy islamistët në Gjermani kishin filluar ta fshihnin komunikimin me atentatorin e ardhshëm. Mediat gjermane bëjnë të ditur, se këta persona, Drilon G. me nënshtetësi gjermane, dhe Blinor S. kosovar, janë të dyshuar, jo vetëm se ishin miq të terroristit islamist, por sepse me gjasë kanë pasur dijeni mbi atentatin. Akuza kundër tyre është pikërisht se kanë pasur informacion që Kujtim F. po planifikonte një atentat dhe nuk e kanë denoncuar atë, por e kanë "pranuar me vetëdije". Sipas Prokurorisë së Përgjithshme gjermane që të dy këta persona kanë "një botëkuptim radikal-islamik dhe për një kohë të gjatë para atentatit kanë qenë në kontakt me Kujtim F. përmes mediave sociale." Më vonë ata janë përpjekur të fshehin lidhjen që kanë pasur. Të dy personat kanë qenë në fokus të autoriteteve gjermane për zbardhjen e të dhënave mbi rrjet të dyshuar terroristësh, që shtrihet nga Gjermani, Zvicër, Austri dhe disa shtete të Ballkanit. "Luanët e Ballkanit" quhej rrjeti terrorist, tek i cili ka qenë pjesë edhe atentatori islamist i Vjenës.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06