Sulmi në festimet e përvjetorit të qytetit në Solingen që shkaktoi tre të vdekur, e disa të plagosur një pjesë e të cilëve rëndë, ka nxitur thirrjet e partive opozitare në Gjermani për reformism të menjëhershëm të politikës së azilit. Autori i dyshuar i vrasjeve me thikë, një sirian 26 vjecar, duhet të ishte deportuar në Bullgari vitin që shkoi, pas ii ishte refuzuar kërkesa për azil. Por pas këtij refuzimi, i riu ishte fshehur në Gjermani, kështu që dëbimi nuk ishte më i vlefshëm dhe siriani u transferua në Solingen, shkruan "Ëelt”. 26 vjecari u dorëzua në polici rreth 24 orë pas krimit.