22 vjecari danez i arrestuar për tragjedinë e një dite më parë në një qendër tregtare të Danimarkës, ka dalë përpara gjykatës, por autoritetet vendase nuk e përkufizojnë këtë si një sulm terrorist. Në fakt, më shumë po i mëshohet idesë se i riu kishte probleme të shëndetit mendor.