Dy javë pasi Shqipëria ra prej e sulmit kibernetik, zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Linda Karcanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin, në një konferencë për mediet treguan detaje lidhur me sulmin masiv ndaj sistemeve dhe punën e bërë për rikthimin në normalitet të shërbimeve. Sipas drejtoreshës së AKSHI-t, qëllimi i vërtetë i sulmit ishte fshirja e të dhënave.