Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së e Venezuelës ka detyruar Këshillin e Sigurimit të OKB-së të mblidhet sot në një seancë urgjente. Në kohën kur retorika e Washingtonit ndaj regjimit të Nicolas Maduros po bëhet gjithmonë e më e ashpër, qeveria në Karakas kërkoi takimin me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës. I palëkundur nga qëndrimi i tij, presidenti amerikan Donald Trump i sugjeroi Maduros të japë dorëheqjen.